Sekuestrohen dy tonë kokainë në Letoni

RIGA, 14 janar /ATSH-AFP/ – Policia e Letonisë sekuestroi sot në Koknese (qendër) mbi dy tonë kokainë me origjinë nga Ekuadori, një sasi rekord e kapur në këtë shtet balltik.

Kreu i policisë kriminale letone, Andrejs Grisins u shpreh në një prononcim për median se ngarkesa me kokainë me siguri kishte një tjetër destinacion, me shumë gjasa për trafikantët e paligjshëm të drogës në Skandinavi.

”Konfiskuam 2195 paketime që përmbanin 80% kokainë të pastër, të ambalazhuara në 42 arka banane’’, shtoi ai.

‘’Çmimi i sasisë së kokainës është rreth 30.000 euro kilogrami. Trafikantët e drogës kanë humbur deri në 65 milionë euro, por nëse vlera e mallit do t’i dorëzohej porositësit mund të arrinte ndoshta edhe një miliard euro’’, thekson Grisins.

Pesë shtetas letone u ndaluan gjatë kontrollit. Ata rrezikojnë të dënohen deri në 15 vite burg./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.