PEKIN, 14 janar /ATSH-AFP/ – Vëllimi i këmbimeve tregtare mes Kinës dhe Koresë së Veriut ka rënë ndjeshëm në vitin 2018, me 52,4% në një vit, ndërkohë që vendi komunist është prekur nga sanksionet ndërkombëtare, njoftuan sot doganat kineze.
”Vitin e kaluar, importet dhe eksportet e Kinës drejt Koresë së Veriut arritën 16,09 miliardë juanë (2,07 miliardë euro)”, sipas Administratës kineze të Doganave.
Eksportet arritën në 14,67 miliardë juan (1,89 miliardë euro), në rënie me 33,3%.
Importet arritën 1,42 miliardë juanë (183 milionë euro), në rënie me 88%.
Suficiti tregtar i Kinës arriti në 13,26 miliardë juan (1,7 miliardë euro), në rritje me 29,9%. /G.S/ a.jor.