LONDËR – May alarmon sërish: Të miratojmë Brexit, përndryshe katastrofë

LONDËR, 14 janar /ATSH-ANSA/ – E kemi për detyrë të miratojmë Brexit, përndryshe do të përballemi me një katastrofë për demokracinë, deklaroi sërish kryeministrja britanike, Theresa May në prag të votimit nga Dhoma e Komuneve.
“Çfarë do të themi nëse do të kishte fituar ‘Remain’ (qëndrimi në BE – shën. i përkth.) dhe parlamenti do të kërkonte ta nxirrte jashtë Britaninë e Madhe nga BE?”, pyet May.
”Besimi në procesin demokratik dhe te politikanët do të pësonte një dëm katastrofik”, thekson ajo.
Pritet që May të shkojë sot pasdite në Dhomën e Komuneve për një ndërhyrje të fundit për miratimin e marrëveshjes Brexit nga ana e parlamentit.
“Të gjithë kemi detyrimin të miratojmë rezultatin e referendumit”, këmbëngul May./ /os/ a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.