Këmbim valutor/ Euro shënon rënien e parë për këtë vit

91

TIRANË, 14 janar /ATSH/ – Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e përbashkët euro ka shënuar këtë fillimjave, rënien e perë për këtë vit kundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.32 lekë, ose 0,25 lekë më pak se në fundjavën e kaluar. Ndryshe nga dollari amerikan që ka fituar 0,42 lekë dhe këmbehet me 109.32 lekë.

Në fund të vitit që sapo lamë pas, euro shënoi forcim të shpejtë të pozitave të saj në tregun e brendshëm valutor, duke u nënçmuar me 2,9 lekë deri ditën e djeshme.

Rritja e euros në javët e para të janarit sipas ekspertëve lidhej me tendencën sezonale, ku gjithmonë në fillim të vitit ka një forcim të monedhës së përbashkët. Ky forcim u ndihmua dhe nga mbiçmimi i saj në bursa ndërkombëtare, që u ngjit deri në 1.155 lekë.

Ata pohojnë që likuiditeti në euro është shumë i lartë, ndërsa kërkesa për monedhën e përbashkët është e ulët.

Në janar të një viti më parë, euro u rrit me shpejtësi në janar, duke arritur në gati 134 lekë në mes të tij, vetëm për të rënë me shpejtësi muajt e mëvonshëm, duke humbur rreth 11 lekë brenda 2018-s, duke shënuar në këtë mënyrë rënien më të madhe vjetore që nga 2014.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 109.32 +0.42
Euro EUR 125.32 -0.25
Poundi Britanik GBP 140.42 +1.45
Franga Zvicerane CHF 111.26 +0.42
Jeni Japonez (100) JPY 101.13 +0.54
Dollari Australian AUD 78.54 -0.13
Dollari Kanadez CAD 82.34 -0.25
Korona Suedeze SEK 12.22 -0.05
Korona Norvegjeze NOK 12.78 -0.10
Korona Daneze DKK 16.78 -0.03
SDR SDR 152.98 +0.76
Ari(OZ 1) XAU 141458.99 +695.94
Argjend(OZ 1) XAG 1702.11 -5.44
Juani Kinez (onshore) CNY 16.16 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 16.14 -0.02
Lira Turke TRY 19.83 -0.20

 

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.