FOKUS – Macron: Debat kombëtar për krizën me jelekëverdhët

PARIS, 14 janar /ATSH-AFP/ – I bllokuar nga kriza e jelekëverdhëve, presidenti francez, Emmanuel Macron u bëri thirrje francezëve që të marrin pjesë në një debat të madh kombëtar, ku synimi është qetësimi i zemërimit të protestuesve.

“Nuk është as një votim, as një referendum”, thotë shefi francez i shtetit në letrën që i drejtohet francezëve të publikuar sot në media dhe në rrjetet sociale.

Ai propozon që debati të përqendrohet në rreth 30 pika, në vendosjen e vijave të kuqe si dhe në heqjen taksës mbi pasurinë (ISF).

Që nga nesër, Emmanuel Macron do të fillojë debatin duke vajtur në një komunë të vogël, në Grond Burtëruldë (perëndim), në krahë të 600 kryebashkiakëve dhe të zgjedhurve në rajonin e Normandisë.

Ai do të shtojë më pas takimet për dy muaj për të nxitur francezët që të kapin mundësinë për të dialoguar dhe do të japë llogari mbi debatin në muajt që vijojnë pasi të përfundojë ky proces.

Kryeministri, Edouard Philippe do të përcaktojë kornizat e këtij konsultimi në pjesën e dytë të ditës së sotme.

Mënyra e drejtimit ende mbetet për t’u përcaktuar, pas dështimit nga presidentja e Komisionit Kombëtar të debatit publik, Chantal Jouanno.

Për të garantuar pavarësinë e debatit, ekzekutivi do të drejtohet nga një grup personalitetesh, që kryeministri i cilëson si “komiteti i garancive”./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.