Bursat/ Ahmetaj apel bordeve të universiteteve: Sillni listat, paratë për bursat dhe tarifat janë në dispozicion

TIRANË, 14 janar/ATSH-Maela Marini/ “Bordet e universiteteve duhet të punojnë 24 orë për të sjellë sa më parë të dhënat e studentëve që përfitojnë nga akordimi i bursave”.

Ky ishte apeli që drejtoi sot gjatë një konference për shtyp, ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

“Gjej rastin t’u kërkoj bordeve të universiteteve të punojnë 24 orë për të kaluar të dhënat për studentët, në mënyrë që të mos krijohen vonesa në akordimin e bursave. Paratë janë në buxhetin e shtetit, procedura është e qartë, ndaj bordet duhet të punojnë 24 orë dhe të sjellin të dhëna të detajuara për studentët, që të fillojë akordimi i bursave”, – tha Ahmetaj. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.