ANKARA – Erdogan dhe Trump diskutojnë për krijimin e një zone të sigurisë në Siri

ANKARA, 14 janar /ATSH-AFP/  – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ai amerikan Donald Trump diskutuan sot në mbrëmje gjatë një bisede telefonike për krijimin e një zone sigurie në Siri, njoftoi presidenca turke.

‘’Dy liderët përmendën idenë e krijimit të një zone të sigurisë, të pastruar nga terrorizmi në veri të vendit’’, sipas një komunikate të presidencës turke./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.