ITALI – Antitrusti gjobit rëndë kompanitë e makinave

ROMË, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Një shifër e ”kripur” prej 678 milionë eurosh gjobë ndaj kompanive  automobilistike dhe kompanive  financiare përgjegjëse për krijimin e një karteli për shitjen e veturave përmes financimit.

Ky penalitet u vendos nga Autoriteti Italian i Antitrustit, që pranon ekzistencën e “një marrëveshje kufizuese të konkurrencës, mes viteve 2003-17, funksionale për të ndryshuar dinamikën konkurruese në treg për shitjen e makinave të grupeve të anëtarësimit përmes financimit të siguruar nga bankat”.

Në një shënim të autoritetit garant për konkurrencën dhe tregjet, ai ka gjetur veprimtari antikonkurruese të kompanisë PSA (bankë italiane), Banque PSA Finance, Santander Bank, BMW Bank, BMW, Daimler, Benz Financial Services Merceds Itali, FCA Bank, FCA Itali, CA Consumer Finance, FCE Bank Plc., Ford Motor Company, General Motors Financial Itali, General Motors Company, RCI Banque, Renault SA, Toyota Financial Services Plc., Toyota Motor Corporation, Volkswagen Bank GmbH, Volkswagen AG., si dhe shoqatat tregtare Assofin dhe Assilea.

Vendimi është marrë pasi që më 20 dhjetor të vitit të kaluar përfundoi “një hetim i filluar kundër bankave të mëdha dhe grupeve të lidhura të kompanive të makinave që veprojnë në Itali në shitjen e automjeteve me anë të produkteve financiare si dhe shoqatave përkatëse”.

”Hetimi filloi pas paraqitjen së kërkesës për falje nga ana e kompanive Daimler AG dhe Mercedes Benz Financial Services Itali”, shpjegon Autoriteti Italian i Antitrustit./ /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.