HAPËSIRË – Zbulohen sinjale radioje jashtë galaktikës sonë

ANKARA, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Astronomët kanë zbuluar valë radioje të përsëritura nga thellësitë e hapësirës.

Shkencëtarët e universitetit ”British Columbia”, në Kanada, kanë hasur radio sinjale nga një burim i largët rreth 1,5 miliardë vite dritë.

Sinjalet janë përcaktuar me radio teleskopin e quajtur CHIME në luginën Okanagan.

Astrofizikantja e këtij universiteti, Ingrid Stairs theksoi se mund të ketë ende nga këto valë në thellësitë e hapësirës.

Ajo shtoi se do të mund të kuptojnë se nga vijnë dhe nga çfarë shkaktohet vetëm nëse zbulojnë më shumë burime.

Valët e fuqishme të radios për herë të parë ishin zbuluar me radioteleskopin ”Parkes”, në Australi në vitin 2007./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.