GREQI – Ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen

ATHINË, 13 janar /ATSH-AA/ – Pas një takimi me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, ministri grek i Mbrojtjes, njëkohësisht lideri i partisë ”Grekët e pavarur” (ANEL), Panos Kamenos deklaroi se partia e tij do të largohej nga koalicioni qeveritar grek.

“U takova me kryeministrin. Pata një bisedë të gjatë me të. Patëm një bashkëpunim që zgjati katër vite të plota në qeverinë e unitetit kombëtar”, deklaroi Kamenos.

”Arritëm të nxjerrim vendin nga memorandumet. Qëllimi i parë u arrit. Për çështjen e Maqedonisë, nuk më lejohet të mos sakrifikoj karrigen time. Falenderova kryeministrin. Për çështjen kombëtare ky bashkëpunim nuk mund të vazhdojë. ANEL tërhiqet nga qeveria”, theksoi Kamenos pasi daljes nga ndërtesa e qeverisë greke, Maximos Mansion./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.