“Skënderbeu” kërkon të rikthejë në skuadër sulmuesin nigerian

TIRANË, 12 janar /ATSH/ -“Skënderbeu” po punon për merkaton por me kushtin qe blerjet të mos jenë me shpenzime të mëdha.

Pas Elmir Asanit, drejtuesit e “klubit korçar” po mendojnë të rikthejnë edhe nigerianin Xhefri Çinedu Çarls.

Dëmtimi i Dejvi Bregut dhe largimi i Realdo Filit, ka krijuar një boshllëk në repartin e avancuar dhe rikthimi i Çarls do të ishte një alternativë e mirë.

Lajmi bëhet i ditur nga portali “InfoSport.mk” ku thuhet se 27-vjeçari, i cili kohët e fundit ishte i huazuar te skuadra maqedonase e Rabotniçik, nuk është më në planet e drejtuesve dhe do të largohet.

Te skuadra e “Rabotniçki” pak ditë më parë firmosi ish-sulmuesi i Tiranës, Dejan Blazhevski.

Drejtuesit maqedonas e kanë parë të arsyeshme që futbollisti nigerian të rikthehet në Korçë. Gjithsesi asgjë nuk është bërë zyrtare, teksa priten me mjaft interes zhvillimet në ditët në vazhdim. /o.l/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.