Shqiptari shkëlqen në Superligën greke, shënon golin e dytë në 2019

74

TIRANË, 12 janar /ATSH/ – 27-vjeçari shqiptar, i cili aktivizohet në radhët e “AEL Larisës” në Greqi, ka gjetur golin e dytë radhazi, pas atij të shënuar në Kupë ndaj “Asteras Tripolis” pak ditë më parë.

Mesfushori shqiptar, Fatjon Andoni, po shkëlqen në Superligën greke. Në minutën e 6-të, shqiptari shënoi golin e avantazhit në sfidën ndaj “Smyrnis”, e vlefshme për Superligën greke.

Me performancën e tij të shkëlqyer, futbollisti shqiptar konfirmohet gjithmonë e më shumë si lider te skuadra nga Larisa që lufton për të siguruar mbijetesën. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.