Shqiptarët, solidaritet me viktimat e incidentit në Paris

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, shprehu solidaritet me parizienët dhe familjet e viktimave të incidentit të mëngjesit të sotëm, në kryeqytetin francez.

“Trishtim dhe solidaritet i të gjithë shqiptarëve me parizianët dhe familjet e zjarrfikësve, viktima të aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në Paris”, tha Bushati.

Paraditen e sotme, një shpërthim i fortë ka ndodhur në Paris, në një furrë buke. Bilanci duket dramatik, me 2 zjarrfikës që kanë humbur jetën, ndërsa 37 të tjerë janë lënduar, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Shpërthimi, sipas policisë është shkaktuar nga një rrjedhje gazi. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.