Shkodër, vijon puna për hapjen e rrugës në Kir- Prekal

48

TIRANË, 12 janar /ATSH/ – Bashkia e Shkodrës po punon për hapjen e rrugës Kir (Pult)- Prekal (Postribë), pasi ditët e fundit ka pasur reshje të shumta dëbore dhe disa akse rrugore janë bllokuar përkohësisht.

Bashkia e Shkodrës bën me dije se trashësia e dëborës në këtë zonë ka arritur 60- 70 cm.

Aktualisht janë pastruar rreth 13 km rrugë nga dëbora, në segmentin nga Kisha e Kirit deri tek Kisha e Prekalit.

Gjithashtu bëhet me dije se nëpër fshatrat e njësisë administrative Pult, ka mungesë të energjisë elektrike. Por disa grupe vullnetaresh, banorë te zones po punojnë për riparimin e defekteve. /o.l/./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.