SHBA – Paralizimi i administratës amerikane hyn në ditën 22, një rekord historik

78

UASHINGTON, 12 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdoi sot me thirrjet për financimin e murit që kërkon të ngrejë në kufij me Meksikën ndërkohë që paralizimi i pjesshëm i administratës (shutdown) ka hyrë në ditën e 22-të, duke e kthyer në më të gjatin në historinë e SHBA-së.

“Shutdown” përkon me faktin që qindra punonjës të qeverisë amerikane të mos vijnë në punë ose të punojnë pa pagesë, si dhe muzetë dhe parqet të mbyllen.

Rekordi i paralizës më të gjatë në historinë e SHBA-së sot u thye. “Shutdown” më i gjatë ka qenë 21 ditë, mes fundit 1995 dhe fillimit 1996, nën presidencën e Bill Clinton. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.