Nis importi i makinerive bujqësore pa TVSH

TIRANË, 12 janar /ATSH/- Ka nisur nga sot importi i makinerive bujqësore dhe pajisjeve të ndryshme të këtij sektori pa TVSH.

Referuar ndryshimeve në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, (TVSH) që ka hyrë në zbatim më 11 janar 2019, citohet se, “importimi i makinerive dhe pajisjeve është furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja, vetëm në rastet kur të tilla makineri dhe pajisje importohen në funksion të realizimit të kontratave të investimeve dhe importuesi është vetë personi i tatueshëm që realizon investimin ose përdor makinerinë ose pajisjen.

Personat e tatueshëm, që importojnë makineri dhe pajisje për shitje, nuk janë subjekte përfituese të përjashtimit nga TVSH-ja”.e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.