Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës

TIRANË, 12 janar/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit”.

Në reagim të deklaratës së presidentit, kreu i qeverisë u shpreh se “Gjykata Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade”.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktoreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, theksoi Rama./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.