Lekaj: Rrugët janë të kalueshme në gjithë Kosovën

PRISHTINE, 12 janar /ATSH/ -Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj njoftoi se në këtë fundjavë, mund të udhëtohet nëpër të gjitha rajonet e Kosovës pasi rrugët janë të pastra në mbarë Kosovën.

“Natyrën e bukur të Kosovës e ka hijeshuar edhe më shumë bora e ditëve të fundit.  Që rrugët rejonale, nacionale dhe autostradat të jenë të sigurta për qarkullim edhe gjatë ditëve kur pati reshje të mëdha, u përkujdesën 14 kompani të kontraktuara bashkë me ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit”, shprehet ai. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.