Kosovë/Federata e Pingpongut shpall më të mirët e vitit 2018

61

PRISHTINE, 12 janar /ATSH/ -Në një ceremoni soleme, Federata e Pingpongut e Kosovës shpalli sot më të mirët e vitit që lamë pas.

Për arritjet dhe sukseset gjatë vitit 2018 pingpongisti më i mirë u shpall Mentor Shabani,  nga klubi “Ahmet Hoxha”, Ferizaj.  Ishte pikërisht ky edhe klubi që u shpall më i suksesshmi i vitit.

Po ashtu, trajneri i këtij ekipi, Yll Maloku u shpall më i miri për vitin 2018.

Pingongistja më e mirë u shpall Linda Zeqiri, nga klubi “Drita” i Gjilanit.

Kryetari i FPPK-së, Nehat Çitaku tha se ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për federatën që ai drejton, duke theksuar se janë organizuar gjithë aktivitetet e parapara.

“Këtë vit arritëm me sukses të organizojmë gjithë aktivitetet e parapara për këtë vit. Pingpongistët Kosovarë ishin pjesë e organizimeve ndërkombëtarë, ku shënuan suksese të mëdha. Këtë vit për herë të parë pingpongistëve  Kosovarë ju refuzua paraqitja në Spanjë, pas një varg shkresat që ju bënë ku më në fund u arrit qëllimi që pingpongistët të pranohen në atë aktivitet”, tha ai

Po ashtu, u ndanë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar për pingpongun, veçmas për Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, si dhe Pallatin e Rinisë.  /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.