KAJRO – Pompeo: Partneriteti SHBA-Arabi Saudite i fuqishëm

58

KAJRO, 12 janar /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i cilësoi Arabinë Saudite një partner të rëndësishëm të Uashingtonit, më shumë se tre muaj pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, Turqi.

“Jam i bindur se partneriteti do të mbetet i fuqishëm”, tha Pompeo në një intervistë për televizionin “Al Arabiya”.

Pompeo pritet të vizitojë Arabinë Saudite si pjesë e turit të tij të nëntë kombeve në Lindjen e Mesme ku synon të garantojë aleatët e Uashingtonit mbi angazhimin amerikan për sigurinë e tyre. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.