Futbollisti i kombëtares e nis vitin 2019 me gol

TIRANË, 12 janar /ATSH/ – Futbollisti i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni vazhdon të shënojë te “Lokomotiva e Zagrebit” në Kroaci.

Futbollisti i Kombëtares, ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën miqësore ndaj “Goricës”.

Vetëm 7 minuta i kanë mjaftuar beratasit për të kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërkohë që skuadra mike barazoi shifrat në minutën e 88-të me anë të 11-metërshi.

Takimi u mbyll në barazim 1-1, teksa “Gorica” është një skuadër që militon në Ligën e Parë kroate dhe numëron 4 pikë më pak se “Lokomotiva”.

Ndeshja e fundit që Uzuni shënonte me fanellën e “Lokomotivës” ishte ajo e datës 30 nëntor përballë Slaven Belupo.

Nisje më të mbarë për vitin 2019 nuk mund të kishte për futbollistin e Kombëtares, i cili shpreson të vazhdojë të shënojë sa më shumë gola. /o.l/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.