Foto/ Veprat e kompozitorëve botërorë në koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së

83

TIRANË, 12 janar /ATSH/  Veprat e kompozitorëve të njohur si Beethoven, Martinu, Brahms u interpretuan mbrëmjen e djeshme në koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH. Nën dirigjimin e mjeshtrit Oleg Arapi në skenë performuan solistët Zamir Kabo në piano, Lena Neudauer në violinë, Leonhard Roczek në violonçel. Ky ishte koncerti i parë për këtë vit në skenën e Universitetit të Arteve. Koncerti u mirëprit nga publiku kryeqytetas..

Dirigjenti Oleg Arapi në repertorin e tij përfshin veprat më të mira të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Në 29 prill 2014 vuri në skenë Premierën Botërore të Operës “La cartomante” të kompozitorit Italian Salvatore Valente. Në Prill 2013, dekorohet nga Akademia Internacionale “Imperiali” e Italisë, me medaljen “Ylli i Artë”.

Pianisti Zamir Kabo ka qenë i ftuar si solist nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare për të interpretuar: “Nei suoni dei Luoghi””-Itali, “Ohrid Summer Festival”- Maqedoni,  “Ëe gather friends”- Salla Rachmaninov e Konservatorit Çajkovski – Moskë (Rusi), koncerte të fondacionit “Eutherpe”-Spanjë, koncerte të qytetit Graus-Spanjë. Në koncertet brenda vendit ai ka sjellë për publikun shqiptar gjithmonë vepra premierë.

Pianistja Cordelia Hofer ka një aktivitet artistik është shumë të gjerë, duke përfshirë koncerte solo me orkestra të njohura në shumë vende të Evropës, në SHBA dhe në Japoni.  Violinistja Lena Neudauer ka një aktivitet të pasur artistik. Ka luajtur me Orkestrën Simfonike MDR, Orkestra Gjermane e Radio Filarmonisë Saarbrucken, Orkestra e Kamerës së Mynihut, Simfonika e Nurembergut, Simfonika e Bernës, etj. Violonçelisti Leonhard Roczek në përvojën e tij orkestrale përfshin shfaqje me Filarmoninë e Vjenës dhe Camerata Salzburg. Për më tepër ai shpesh luan trio, duo me piano dhe solo violonçel. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.