FOTO/ Në krye të detyrës në zonat më të thella malore

TIRANË, 12 janar/ATSH/- Operatori i Sistemit te Transmetimit, bën me dije se njësitë e Burrelit si dhe Shkodrës janë në krye të detyrës gjatë remonteve në zonat më të thella malore. 

Pavarësisht nga kushtet ekstreme dhe shumë të vështira, ekipet e OST gjenden në terren për një shërbim sa më cilësor për qytetarët. Zona veriore e Shqipërisë u përfshi së fundmi, nga një mot me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëbore, që ka sjellë vështirësi në përditshmërinë e njerëzve. Ekipet e OST-së u janë gjendur pranë qytetarëve për furnizim të pandërprerë me energji elektrike. 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.