Divjakë, transformim me standarde rrugës në Remas

79

TIRANË, 12 janar/ATSH/- Bashkia Divjake, po punon për transformimin e rrugës Gur të Njësisë Administrative Remas, e cila pritet të asfaltohet.

Kjo rrugë është plotësuar me të gjithë elementët e nevojshëm duke filluar nga trotuaret, pemët, pusetat e kullimit, ndriçimi. Çdo punim dhe investim i kësaj bashkie është i ngjashëm me ato të vendeve më të zhvilluara si nga standardet dhe cilësia.

Bashkia Divjake i bën thirrje opinionit për ndërgjegjësimin e disa qytetarëve për mirëmbajtjen e këtyre investimeve, pasi nuk e kanë kuptuar se çdo investim që bëhet si dhe çdo riparim që do të bëhet do të rëndojë xhepat e tyre, pra të mbrojmë pronën e përbashkët dhe mos lejojmë asnjë njeri ta dëmtojë atë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.