Burrel, vijon patronazhimi i maternitetit dhe në ditët me dëborë

73

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar sot spitalin e Burrelit për të parë nga afër situatën në urgjencë dhe maternitet.

Manastirliu, u shpreh se edhe në këto ditë të motit të vështirë, vijon patronazhimi nga mjekët e materniteteve të Tiranës në maternitetin e Burrelit, duke iu dhënë mundësi grave dhe vajzave të kësaj zone të marrin shërbimin afër vendbanimit. “Përmirësimi i shërbimit është i dukshëm, por këtë vit spitali i Burrelit do të njohë investime të rëndësishme”, tha ajo.

“Jemi duke përfunduar projektin për rehabilitimin e spitalit dhe maternitetit të Burrelit, që do të sigurojë një standard të ri shërbimi për qytetarët”, tha ministrja

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.