Veseli: Mala e Berisha dëshmuan se rezistenca shqiptare ishte e pathyeshme

75

PRISHTINE, 11 janar /ATSH/ -Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përkujtoi sot në 35-vjetorin e rënies Rexhep Malën e Nuhi Berishën.

Veseli u shpreh se ‘Pushka e Rexhep Malës e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmuan se rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme.

“Sot, në 35 vjetorin e rënies, kujtojmë Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Pas pranverës së vitit 1981, regjimi jugosllav haptas pretendonte se e kishte shuar lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë. Pushka e Rexhep Males e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi të kundërtën: rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme. Ajo vetëm sa do të bëhej edhe më e fuqishme. Vitet më pas e vërtetuan këtë. Lavdi Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe gjithë të rënëve për liri”, tha Veseli./KosovaPress//e.malaj/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.