Sot fillon censusi i shpendëve ujorë në basenet lagunore

80

TIRANË, 11 Janar / ATSH / – Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), zhvilloi një takimi organizativ paraprak mbi realizimin e Censusit të Shpendëve Dimërues migrator të mjediseve ujore që do të kryhet në datat 11- 12-13 janar të këtij viti.

Në takim morën pjesë  përfaqësues të projektit NaturAl mbështetës të aktivitetit, specialistë dhe ekspert të AdZM-ve të qarqeve, pedagogë të biologjisë, ekspertë të huaj si dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKZM-së, Zamir Dedej, i cili foli për rëndësinë e këtij censusi.

Sot në të gjitha basenet ujore ku strehohen dhe shumohen shpend ujorë, fillon identifikimi dhe numërimi i tyre. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.