SHBA – Trump: Nuk do të shpall kaq shpejt emergjencën kombëtare për çështjen e ”Shutdown”

53

UASHINGTON, 11 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi sot në ditën e 21-ë të  “shutdown” që ka mbyllur një pjesë të administratave federale, se nuk do të shpallte kaq shpejt procedurën e emergjencës kombëtare që do t’i jepte kompetenca të jashtëzakonshme.

‘’Zgjidhja më e lehtë për mua është të shpall emergjencë kombëtare, por nuk do ta bëj kaq shpejt pasi është Kongresi që do të bëjë një veprim të tillë’, deklaroi Trump gjatë një tryeze të rrumbullakët për sigurinë në kufijtë.

Asnjë kompromis nuk duket se është i afërt mes presidentit republikan, i cili kërkon të financojë deri në nivelin e 5,7 miliardë dollarë të një muri për të bllokuar emigracionin në kufirin me Meksikën dhe demokratëve, të cilët kundërshtojnë ashpër projektin./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.