SHBA – Pentagon: Nis tërheqja e pajisjeve ushtarake, por jo e trupave nga Siria

UASHINGTON, 11 janar /ATSH-AFP/ – SHBA-ja nisi tërheqjen e pajisjeve ushtarake nga Siria po ende jo të trupave, njoftoi sot një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes, në përpjekje për të sqaruar disa informacione nga rajoni.

‘’Nuk do t’i tërheqim trupat në këtë fazë’’, bën të ditur ky zyrtar në kushte anonimati, ndërsa koalicioni ndërkombëtar antixhihadist i drejtuar nga SHBA-ja njoftoi sot se ka nisur procesi i tërheqjes së organizuar nga Siria./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.