Programi ISARD, ndërhyrje në 3 fusha të zhvillimit rural

80

TIRANË, 11 janar /ATSH/- Strategjia Ndërsektoriale e Zhvillimit Rural dhe Bujqësor në Shqipëri deri për vitin 2020 (ISARD) përcakton një vizion të qartë për zhvillimin rural dhe bujqësor. Ky vizion konsiston në shndërrimin në sektor agro-ushqimor eficient, novator dhe i qëndrueshëm, i aftë për të përballuar presionin konkurrues dhe për të përmbushur kërkesat e tregut të BE-së përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve dhe zona të qëndrueshme rurale që ofrojnë mundësi për aktivitete ekonomike dhe punësim, përfshirje sociale dhe cilësi jetese për banorët ruralë.

ISARD parashikon ndërhyrje në tre fusha: politikat e zhvillimit rural; skemat kombëtare mbështetëse për fermerët, zhvillimin e infrastrukturës rurale dhe garantimin e mundësive të barabarta; zhvillimit institucional dhe zbatimit të kërkesave rregullatore të BE-së.

ISARD është përgatitur nga MBZHRAU me mbështetjen e projektit “Përgatitja e Strategjisë Ndërsektoriale të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga FAO. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.