Parashikimi i motit, e premte 11 janar 2019

TIRANË, 11 janar /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët me intervale kthjellimesh, me përjashtim të zonave malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën bregdetare dhe pjesërisht në qendër. Në lartësitë mbi 800-1000 metra në zonat malore do të ketë reshje të dobëta dëbore.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Ngrica në zonat malore.

Era do të fryjë nga Verilindja-Veriperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek., e shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 1.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër -3/0 re diell
Kukës -7/-3re borë
Lezhë -1/1 re shi
Dibër -9/-5re borë
Durrës 0/6 re shi
Tiranë 0/8 re shi
Elbasan 1/5 re diell
Berat 2/7 re diell
Vlorë 4/10 re shi
Korçë -6/0 re borë
Gjirokastër -2/10 re diell
Sarandë 3/10 re diell

 /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.