Meta po sillet si kryetar i LSI-së, nuk do të hyj në konflikt institucionesh

43

TIRANE, 11 janar/ATSH/- Duke pranuar se aktualisht Ilir Meta është i sigurtë se nuk mund të shkarkohet nga Parlamenti për shkak se votimi kërkon dy të tretat, kryeministri Edi Rama vuri në dukje se kjo është logjika që përdor Ilir Meta në këtë fazë: nuk më shkarkojnë dot dhe unë bëj ç’të dua.

“Faktikisht mund të bëjë ç’të dojë duke turpëruar postin dhe shoqërinë, që del jashtë shinave të arsyetimit normal dhe sillet si kryetar I LSI-së në ditët e veta më të këqija. “Nëse synon të drejtojë opozitën apo ta kthejë presidencën në një çizme rezervë të kësaj opozite të ikur për pambuk, mund ta bëjë, opr unë sot kam për borxh t‘u them shqiptarëve se nuk do të hyj në konflikt institucionesh, nuk do ua bëj këtë shqiptarëve dhe vendit”, theksoi kryeministri Rama, i ftuar në studion e “Zonë e Lirë”.

“Nuk kam provokuar dhe as fyer kënd, kam thënë që Cakaj është më I ditur dhe më i kulturuar. Nuk është fyerje nëse unë pranoj se Aurel Plasari është më i ditur se unë në një fushë të dijes”, tha Rama. “Si njohës nga afër i Ilir Metës dhe Gent Cakajt nuk shoh ndonjë gjë fyese në këtë”, përfundoi kryeministri Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.