Meta përshëndet miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë

53
TIRANË, 11 janar/ATSH/ – Presidenti Meta përshëndet miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë për ndryshimin e emrit.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përshëndet konsensusin e arritur në Parlamentin e Maqedonisë dhe votimin në favor të ndryshimeve kushtetuese, që do t’i japin jetë Marrëveshjes së Prespës dhe i çelin Maqedonisë përfundimisht rrugën euroatlantike./m.z/e.caushi/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.