Lindita Nikolla la shenjë në historinë e reformimit të arsimit shqiptar

65

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Zonë e Lirë” vlerësoi se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka lënë shenjë në historinë e arsimit shqiptar.

“Lindita Nikolla nuk do të gjykohet se çfarë mesatareje ka pasur në vitet ’80, por për gjërat spektakolare që ka bërë për arsimin shqiptar”, theksoi Rama.
Duke dhënë shembullin e kancelarit austriak, Kurz që nuk ka shumë shkollë, Rama theksoi se persona të tillë nuk gjykohen për këtë, por kur janë në politikë dhe arrijnë të ngjisin shkallët, gjykohen nga ato që bëjnë. “Nëse do ishte dekane e Fakultetit të Matematikës, punët do ishin ndryshe”, theksoi Rama.
Ai shtoi se Lindita Nikolla ka bërë shumë, por tani është koha për një qeveri të re për të bërë më shumë. Rama tha se Nikolla do të jetë në ekipin e organizimit të zgjedhjeve, ndërsa Partia Socialiste përgatitet të fitojë zgjedhjet. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.