Isco drejt largimit nga “Real Madrid”, “Juventus” në pritje

61

TIRANË, 11 Janar /ATSH/ -Mesfushori spanjolli Isco duket se do të largohet nga Real Madrid pas një krisjeje totale mes paleve.

Krisjen e konfirmon edhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos, i cili është shprehur se, “është e vështirë që gjerat ndërmjet Solarit dhe Iscos të sistemohen. Në Madrid të gjithë dëshirojnë të luajnë, kjo ia komplikon gjërat trajnerit. Gjithë flitet kush luan e kush nuk luan, na duhet apo jo një 9 i ri, kush do të jetë portieri titullarë, epo ky është Madridi, të gjithë duhet ta kuptojnë”.

Nga kjo situatë këkron të përfitojë Juventus, e cila prej dy vitesh ëndërron për të afruar Iscon në Torino, një ëndërr e cila mund të behet realitet në fund të këtij sezoni.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.