Haradinaj, homazhe te varri i Rugovës

67

PRISHTINE, 11 janar /ATSH/ -Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bëri homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, ndërsa ka takuar edhe familjen e tij në këtë fillimviti.

“Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit. Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Haradinaj. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.