HAPËSIRË – Ngarkesat ndërkombëtare në sondën “Chang’e-4” hyjnë në funksionim

PEKIN, 11 janar /ATSH/ – Administrata Hapësinore e Kinës njoftoi se sonda hënore “Chang’e-4” ka filluar detyrat e kërkimeve shkencore, që përfshijnë shumë vende e organizata, sipas CRI-së.

Sonda zbriti në anën e pasme të Hënës javën e kaluar, për herë të parë në historinë e njeriut.

I gjithë misioni përfshin katër ngarkesa, të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar, duke përfshirë një gjurmues për rrezatim neutronesh nga Gjermania, një gjurmues me atome asnjanëse nga Suedia, si dhe pajisjet nga Holanda dhe Rusia në satelitin transmetues në shërbim të misionit.

Ndërkohë, NASA ka ofruar të dhënat e orbitës. / /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.