HAPËSIRË – Kina publikon një foto 360 gradë të anës së fshehtë të Hënës

PEKIN, 11 janar /ATSH-AFP/ – Anija kozmike kineze dërgoi nga sipërfaqja e fshehur e Hënës një foto panoramike impresionuese të vendit të saj të mbërritjes, duke treguar një peizazh gri dhe të mbushur me kratere.

Misioni “Chang’e-4” arriti më 3 janar zbritjen e parë historike në Hënë mbi këtë pjesë të hemisferës së satelitit që i kthen gjithë kohën kurrizin Tokës. Kjo është një fazë thelbësore e programit ambicioz hapësinor kinez.

Një robot i vogël me rrota i telekomanduar, “Yutu-2” (Leëuri i Zhades 2) doli nga anija kozmike dhe lëvizi mbi sipërfaqen e Hënës për të kryer analiza.

Ndërsa aparati fotografik që ndodhej mbi sondën “Chang’e-4” bëri një klishe që u publikua sot nga Agjencia Hapësinore Kineze CNSA.

Imazhi panoramik 360 gradë tregon një sipërfaqe hënore gri, një pjesë të sondës dhe robotin e vogël bashkë me shenjat e lëna nga rrotat e tij./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.