GREQI – Cipras uron kryeministrin maqedonas për ndryshimin e emrit

57

ATHINË, 11 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri grek, Aleksis Cipras përgëzoi homologun maqedonas, Zoran Zaev pas votimit historik të deputetëve në Shkup për të riemërtuar vendin e tyre në ”Republika e Maqedonisë së Veriut”, njoftuan shërbimet e kryeministrit grek.

”Kryeministri uroi Zaev-in për përfundimin me sukses të procesit për rishikimin e kushtetutës së ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë’’, thuhet në komunikatë./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.