Gent Cakaj, figurë tërësisht e pastër edhe nga agjencitë partnere

82

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Zonë e Lirë”, hodhi dritë mbi certifikatën e sigurisë të ministrit të Jashtëm, të propozuar prej tij, Gent Cakaj u cili është refuzuar të dekretohet në detyrë nga presidenti Ilir Meta edhe me argumentin se e ka marrë certifikatën e sigurisë brenda 24 orëve.

Kryeministri theksoi se kjo nuk është aspak e habitshme pasi në epokën e internetit, certifikata e sigurisë mund të merret edhe për tre orë, pasi dokumentet nuk vijnë me pëllumba.

“Për atë djalë, Ilir Meta ka çuar shkresa dhe ka kërkuar informacione edhe nga agjencitë jashtë vendit dhe nga ato në Kosovë. Shërbimi ynë i sigurisë ka kërkuar informacione edhe nga partnerët tanë me kërkesë të presidentit dhe të gjitha letrat janë të pastra. Nuk ka asnjë gjë që cënon integritetin e Gent Cakajt”, theksoi Rama.

Olta Xhaçka si ministre e Mbrojtjes nuk ka pasur certifikatë sigurie, Edmond Panaritit nuk i është kërkuar certifikata e sigurisë, pasi nuk është e detyrueshme të merret përpara, por merret kur je në posedim të dokumenteve të klasifikuara”, tha Rama.

Ai theksoi se Cakaj e ka marrë certifikatën e sigurisë para emërimit “për t’I mbyllur gojën Ilir Metës, që nisi të hapë fjalë që ai nuk e ka këtë certifikatë. Ministrja e Drejtësisë ka qenë pa certifikatë sigurie kur u dekretua nga Meta”, theksoi Rama.

“Kjo është një maskaradë për të kriminalizuar një njeri të pastër, një djalë të ri të ditur e të mençur, një shqiptar europian. Duke qenë nga Kosova duan ta përdorin si mish për top për të ushqyer një konspiracion të madh”, theksoi kryeministri Rama.

Kjo është një maskaradë për të kriminalizuar një njeri të pastër, një djalë të ri të ditur një shqiptar europian, djalë i ditur, duke qenë “Nuk mund ta pranoj që në Shqipërinë e vitit 2019, një djali t’I vendosen barriera në një vend që ka zgjedhur Pandi Majkon 30 vjeç kryeministër në kohë lufte, apo të futet fakti që është nga Prishtina për të na anatemuar”, theksoi kryeministri Edi Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.