FUTBOLL – Kombëtarja siriane shkarkon trajnerin gjerman, Stange 

DAMASK, 11 janar /ATSH-DPA/ – Ekipi kombëtar i Sirisë shkarkoi trajnerin gjerman, Bernd Stange pasi humbi 0-2 me Jordaninë në Kupën e Azisë, njoftoi dje në mbrëmje Federata Kombëtare Siriane e Futbollit.

Vendin e tij do e zërë Fajr Ibrahim si trajner i përkohshëm në ndeshjen me kampionët në fuqi të Australisë, më 15 janar.

Pavarësisht luftës civile, Siria për pak nuk arriti të hynte në Kupën e Botës në Rusi, por shpreson se mund të ketë më shumë sukses në Kupën e Azisë. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.