FSHF: Kategoria Superiore nis më 25 janar me sfidën Skënderbeu-Partizani

TIRANË, 11 Janar /ATSH/ -Kampionati shqiptar i Futbollit do të nisë në 25 Janar.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën për rifillimin e sezonit ku bie në sy fillimi i Superligës më 25 janar me super sfidën Skënderbeu-Partizani.

Kjo javë është programuar të ndahet në 3 ditë, më 26 janar do të luhet dy sfida po aq të rëndësishme, Kukësi-Laçi dhe Teuta-Flamurtari. Më 27 janar luhen dhe dy takimet e tjera, Tirana-Kamza dhe Luftëtari-Kastrioti.

Ndërsa Kupa e Shqipërisë do të nis më 23 janar, ku do të luhen të gjithë takimet në të dy grupet, A dhe B.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.