FRANCË – Protestat e dhunshme të ”jelekverdhëve” ulin ndjeshëm numrin e turistëve

PARIS, 11 janar /ATSH-AFP/ – Demonstratat e dhunshme të “jelekverdhëve” pakësuan numrin e turistëve të huaj, me një rënie nga 5% deri në 10% të personave të ardhur me linjat ajrore ndërkombëtare me destinacion Parisin në muajin dhjetor, njoftoi sot ”Atout France”, agjencia për promovimin e turizmit.

”Për fillimvitin 2019, rezervimet ajrore janë në rënie me 6,8% për tre muajt e ardhshëm. Por nëse protestat ndalen, ne mund të rishohim shumë shpejt një rritje’’, deklaroi për median Christian Mantei, drejtor i përgjithshëm i ‘’Atout France’’.

Ditën e sotme, Mantei dhe Jean-Baptiste Lemoyne, sekretari i Shtetit i ngarkuar për Turizmin në Quai d’Orsay zhvilluan një videokonferencë me dhjetëra ambasadorë për të vlerësuar ndikimin, sipas vendeve, të protestës së ‘’jelekverdhëve’’ në lidhje me flukset turistike./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.