FRANCË – Del në breg një nëndetëse gjermane e Luftës së Parë Botërore

70

PARIS, 11 janar /ATSH-AFP/ – Rreth njëqind metra nga dunat e rërës shfaqet skeleti i një nëndetëse të Luftës së Parë Botërore në një plazh në Francën veriore.  Sipas të dhënave të historianëve aludohet që nëndetësja u mbyt në bregun francez në korrikun e 1917.

Nëndetësja “UC61” u mbyt nga ekuipazhi i saj, pasi u kap teksa vendoste mina në korrik të vitit 1917.

Nëndetësja filloi të bëhej e dukshme, si pasojë e zbaticës në plazhin “Wissant”, afër Kalesë në dhjetor.

Ishte pikërisht data 26 korrik 1917, kur nëndetësja ndërsa kthehej nga Zeebruges (Belgjikë) ngeci në rërë dhe, ndërsa kushtet e motit nuk ishin aspak të mira me mjegull, ushtarët që ruanin bregun dëgjuan thjesht një zhurmë dhe u afruan të shikonin. Ata u përballën me ekuipazhin dhe e kuptuan që ishin gjermanë”, pohon Vincent Schmitt, guidë turistike locale.

Nëndetësja ishte rreth 49 metra e gjatë, dhe peshonte rreth 540 tonë. Tani skeleti i hekurt është i dukshëm zakonisht gjatë zbaticës dhe shfaqja e saj mund të jetë bërë e mundur për shkak të erozionit./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.