FOTO/ Shkodër, pastrohen rrugët dhe trotuaret nga dëbora

45

TIRANË, 11 janar/ATSH/- Në qytetin e Shkodrës po vazhdon puna për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nga dëbora.

Aktualisht po punohet edhe në rrugën Shirokë- Zogaj, duke mundësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve edhe në këtë pjesë të territorit.

Parashikohet që pas rreth 2 orëve, kjo rrugë do të jetë totalisht e hapur për qarkullim normal.

Po ashtu paraditen e sotme, në fokus së punës ka qenë edhe pastrimi i oborrit të spitaleve të Shkodrës nga dëbora.

Një fadromë ka larguar borën, duke kthyer normalitetin e lëvizjes në këtë institucion të rëndësishëm.

Një vëmendje të veçantë iu kushtua edhe pastrimit të rrugëve dhe trotuareve nga dëbora.

Sipas planit të veprimit të hartuar nga bashkia e Shkodrës, vazhdon puna në terren për pastrimin e rrugëve e trotuareve nga dëbora.

Pas funksionimit të plotë të rrugëve me densitet të lartë qarkullimi, po i kushtohet vëmendje lëvizjes së këmbësorëve./k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.