Emri i ri i Maqedonisë, Ruçi telefonon Xhaferin

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përshëndetur sot vendimin e  Parlamentit të Maqedonisë për emrin e ri.
Kryetari i Kuvendit, Ruçi i ka telefonuar homologut të tij maqedonas, Talat Xhaferi pas ndryshimeve kushtetuese, me të cilat Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Lidershipi juaj dhe deputetët shqiptarë janë përcaktues të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut, vizion e kontribut për paqen e stabilitetin rajonal. Maqedonia e Veriut, vullnet popullor për integrimin në BE dhe NATO. Shqipëria, fqinje, mbështetëse dhe partnere e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Ruçi./m.z/e.caushi/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.