Ata që pengojnë Gent Cakaj të bëhet ministër, e duan Shqipërinë dhe Kosovën pa të nesërme

79

TIRANË, 11 janar/ATSH-Maela Marini/ “Ata që pengojnë Gent Cakaj të bëhet ministër, e duan Shqipërinë dhe Kosovën pa të nesërme, sepse duan ta mbajnë në të shkuarën”.

Kështu deklaroi sot në mbrëmje Kryeministri Edi Rama i ftuar në një studio televizive.

Rama u shpreh se “ata që nuk e duan këtë djalë për ministër të Jashtëm, janë të lidhur me të shkuarën dhe përdorin të shkuarën për të goditur një djalë që është fytyrë e së ardhmes”.

“A e dëgjuat se çfarë ka thënë Gent Cakaj për kufijtë? Kthehuni edhe njëherë se kush e pengon këtë që të bëhet ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Janë bërë bashkë zuzarë në Tiranë dhe Prishtinë, që t’ju mbushin juve kokën me llum për këtë djalë”, tha Rama.

Ata që nuk e duan Gent Cakajn për ministër, sipas Ramës, “e duan Shqipërinë dhe Kosovën pa të nesërme, dhe gjithçka për interesat e tyre”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.