ARRSH: Në Tropojë të gjitha rrugët të kalueshme pa zinxhirë

TIRANË, 11 janar/ATSH/- Në Tropojë të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa zinxhira, si pasojë e pastrimit të rrugëve nga dëbora.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se “ka përmirësime të ndjeshme në akset e Tropojës. Falë kriposjes gjatë natës të gjitha akset qarkullohen pa zinxhir,si: Koplik-Bogë, Bajram Curri-Fierzë, Bajram Curri-Kam, Bajram Curri Valbonë,  Kukës – Krumë, Ura Bujanit-Qafë Morinë, Guri i Zi.

Që prej fillimit të janarit vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.  /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.