Vokshi: Mbështesim studentët protestues

TIRANË, 10 janar /ATSH/ – Partia Demokratike do të anullojë ligjin e arsimit të lartë e do ta bëjë arsimim prioritet kombëtar.

Deputetja e PD, Albana Vokshi, në një dalje për mediet se mbështesim plotësisht protestën e studentëve deri në përmbushjen e çdo pike të kërkesave të tyre.
Ajo bëri thirrje Policisë së Shtetit që të mos prekë studentët që protestojnë.

“Duke përgëzuar të gjithë pedagogët që janë solidarizuar me protestën për një kauzë të drejtë të studentëve, vërejmë me keqardhje që në disa fakultete, drejtues të lartë dhe pedagogë janë vënë në shërbim të qeverisë, duke ushtruar presione nga më të ndryshmet mbi studentët: duke i kërcënuar me mungesa, me ngelje në provime apo djegie diplome”, ka theksuar Vokshi.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.