SUEDI – ”Ericsson” 686 milionë dollarë ristrukturim

66

STOKHOLM, 10 janar /ATSH-DPA/ – Kompania suedeze e telekomunikacionit ”Ericsson” do të akordojë 686 milionë dollarë për Sistemin e saj të Mbështetjes së Biznesit (BSS).

Rreth gjysma e shumës do të përdoret për shpenzimet e ristrukturimit që janë pjesë e shërbimeve dixhitale.

‘’Dispozitat janë të lidhura me pagesat e kompensimit të konsumatorëve, dispozitat për vonesat e projektit dhe zhvlerësimin e aktiveve jomateriale”, tha kompania.

Vitet e fundit, ”Ericsson” ka parë një rritje të konkurrencës me ”Huawei”-n kinez dhe ”Nokia”-n finlandeze./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.